Të paktën 4 persona kanë mbetur të vrarë nga të shtënat me armë jashtë një gjykate në Moskë.
Sulmi ndodhi në një zonë periferike të qytetit dhe dyshohet se të përfshira janë bandat gangstere.
Gjithçka ndodhi jashtë gjykatës, ndërkohë që brenda saj po zhvillohej seanca gjyqësore ndaj një grupi prej 9 personash, që akuzohen për terrorizëm në rrugët e Moskës dhe vrasjen e dhjetëra motoristëve.
Agjencia ruse Ria citoi një avokat i cili deklaroi se të paktën 4 persona kanë mbetur të vrarë. Disa persona dyshohet se kanë mbetur të lënduar, mes tyre edhe një agjente policie.
a.ç