Muaji gushti 2017 pritet të mbetet i thatë, por sigurisht që do të ketë 2 – 3 ditë me reshje të pakta, njofton Meteoalb sot në terma afatgjatë.
Sipas këtij portali, parashikohet që vjeshta 2017 të mbetet në kushtet e thatësirës, kryesisht gjatë periudhës shtator – tetor, ndërkohë që nëntori sjell reshje shumë pranë normave mujore të nëntorit. Rikujtojmë se nëntori është muaji më i lagësht i vitit në klimën shqiptare.
Pritet që Gushti 2017 të mbetet i thatë por sigurisht që do të ketë 2 – 3 dite me reshje të pakta.
Parashikohet që vjeshta 2017 të mbetet në kushtet e thatësirës, kryesisht gjatë shtator – tetorit por pritet që nëntori të sjellë reshje shumë pranë normave mujore të nëntorit (rikujtojmë se nëntori është muaji më i lagësht i vitit në klimën shqiptare).
Nisur nga temperaturat e larta, mjeket bëjnë apel për vëmendje të shtuar, në mënyrë kritike për fëmijët e vegjël dhe moshat e mëdha, si dhe për pacientet që kanë probleme shëndetësore. Mirë është që të evitoni që të gjithë momentet e pikut.
Meteorologët parashikojnë rikthimin e të nxehtit afrikan, duke nisur nga e sotmja. Sipas parashikimeve, masat ajrore afrikane vijojnë ndikimin në territor duke bërë që kthjellimet dhe temperaturat e larta të jenë dominante.
Që sot temperaturat e ajrit shënojnë rritje duke bërë që termometri të ngjitet mbi 40 gradë.
Ditën e nesërme orët e mesditës do të sjellin vranësira kalimtare, por territori do të jetë nën ndikimin e temperaturave shumë të larta që do të kalojnë edhe 40 gradë.
Ndër këshillat që jepen nga shoqatat botërore të shëndetësisë, është ajo e qëndrimit në shtëpi në orët e pikut të vapës për të shmangur problemet me shëndetin, veshja sa më lehtë dhe pirja e së paku 2 litrave ujë në ditë, konsumimi i ushqimeve të lehta, përdorimi i frutave dhe sallatave si dhe shmangia sa më shumë të mundet e përdorimit të pijeve alkoolike.
Orët e ndaluara për të dalë nga shtëpia janë nga 12.00 deri ne 18.00, ndërsa veshjet që këshillohen të vishen janë prej pambuku, lino dhe pëlhura të lehta.
Në vijim theksohet se as njerëzit por as kafshët nuk duhet të qëndrojnë për shumë kohë në makinë e parkuar në diell dhe nëse hyhet në makinën që ka qenë parkuar në diell, fillimisht duhen hapur dyer dhe dritare që të ajroset mirë dhe më pas të niset udhëtimi me dritare të hapura.
a.ç