Jemeni nuk bën pjesë tek vendet me ligje liberale kur bëhet fjalë për ndëshkimin e krimeve të ndryshme.
Shembulli i fundit mbërrin nga ekzekutimi i një 41-vjeçari, i gjetur fajtor për përdhunimin dhe më pas vrasjen e një vajze 3-vjeçare, shkruan tch.
Muhammad al-Maghrabi u mor nga ushtarët dhe u dërgua në qendër të kryeqytetit Sanaa. Aty, ushtarët e shtrinë përtokë ashtu të prangosur siç ishte dhe më pas e ekzekutuan me një breshëri kallashnikovi.
E gjithë skena ka ndodhur në sytë e dhjetra qytetarëve të mbledhur, që kanë filmuar dhe fotografuar gjithçka nga ngjarja.