• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kronikani me laps

by Java News
29/07/2015 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Në prag të anëtarësimit në strukturat e BE-së, Vendeve Balltike iu kërkua të sillnin diçka specifike prej vendeve të tyre. Në dilemën e madhe që shoqëron vendet e vogla për mungesën e gjërave të mëdha apo shpikjes së sforcuar të miteve, Balltikasit arritën dhe e gjetën zgjidhjen. ‘Të dorëzuar’ para këtij fati të paracaktuar, ata vendosën të japin historinë e tyre përmes karikaturës. Impakti ishte i jashtëzakonshëm. Jo thjesht prej gjinisë së artit të përfaqësuar, por mënyrës konceptuale të shprehjes së historisë së tyre. Ata qesëndisnin veten e tyre, por megjithëkëtë edhe fatin që kish përcjellë historinë e vendit përmes artit të karikaturës.

Jo gati njësoj, por në një linjë, qindra-mijëra kilometra larg, një punëtor i palodhur i vijës, e ka bërë ndryshe udhëzën e tij në xhunglën social-kulturore shqiptare. Për çdo ditë, shqisat e artistit Bujar Kapexhiu mundohen të kapin trendin e lajmeve ditore dhe ai përmes figurave artistike, që afrohen me tipologjinë e karikaturës, na i sjell të freskëta me abstragime tejet të kuptueshme. Metaforat e kompozicionit janë të këndshme por mbi të gjitha komunikuese me të gjithë. Bujar Kapexhiu, që në jetë, veç piktorit ka bërë dhe bën pedagogun, aktorin, edhe që mbart gati një dyzinë atributesh, prej vitesh tenton të jetë kronikani shqiptar me anë të lapsit. Dhe e ka arritur, pasi sot nuk ke nevojë të lexosh grafomanë dhe patetikë pa fund, kur përballë ke karikaturën e tij.

Ndaj, jo më kot, një mori e tërë njerëzish, që për çdo ditë presin lajmin më të freskët të jetës shqiptare, presin me padurim dhe atë: Këndin e Bujarit. Është ditari i tij, një copëz kronikë, që e themi pa asnjë lloj brerje ndërgjegje se mund të ndihë edhe studiuesin më të shkujdesur vite më vonë, për të hedhur ide mbi vijimësinë e jetës shqiptare.

Bujari nuk është se ka qenë ndonjë trim “i rrallë”, si disa kolegë të tij karikaturistë, që anatemojnë pa emër, por në vazhdën e punës shumëvjeçare, madje edhe duke e treguar hapur miqësinë me politikanë, artistë, njerëz të ndryshëm, shpon me heshtën e vet, që nuk të dhëmb, por që të bën të mendosh gjatë.

Nëse një kritik arti, nga këta që tek ne të ngrenë në qiell apo të anatemojnë deri në zgrip të nëmjes, do të merrej kryesisht me të, përnjëherë do të thoshte se tipologjia e personazheve të tij është uniforme. Është e vërtetë. Personazhet e karikaturës së tij janë kaq uniforme, saqë i ngjajnë ushtrisë së terakotave kineze, do ta qesëndiste dikush tjetër. Por, mu në dinamikën e këtyre personazheve, që ai i abstragon në mënyrë shumë të thjeshtë, pa hiperbolizuar veçantitë, shpaloset mendimi dhe qëndrimi i tij. Rama është i gjatë dhe mbetet i gjatë dhe në punët e tij. Berisha me hundën tipike dhe modelin e flokëve klasik është po ai, bashkë me shaminë, që nuk e heq nga thileja e xhaketës. Lulëzim Basha i hekurosur dhe patetik është i njëjtë. Braçe lufton në shkurtësinë e tij. Nishani buzëqesh si Xhokonda dhe nuk thotë asgjë. Etj, etj. Por, mënyra sesi këta personazhe lëvizin dhe përpiqen të bashkëndërveprojnë, aty do të shikosh mendimin që përcjell artisti Bujar. A do mundte ta tejkalonte cakun? Ka të ngjarë që jo. Tipi i karikaturës së tij, i afrohet më shumë ilustrimit klasik të shkollës klasike të medias latine. Personazhi është ai që është. Veçimi i matur i një ceni përbën atë që Bujari e dallon pakëz me të tjerët. Sfida është në grimasat, që jep lapsi i tij, për veprimin apo një akt të personazhit, që ai pasqyron dhe që për hir të së vërtetës, i kanë shkaktuar aq andralla këtij vendi. Kaq, mjafton.
Shumëkush do të donte që Bujari të bënte anatemën, që bën dikur kolegët e tij danezë, por kjo nuk i shkon artistit të tipit Kapexhi. Nuk i shkon prej temperamentit, por më shumë stilizimit, që ai ruan në kokë për këdo. Ai rrëfen. Ai nuk mban qëndrim. E tek e fundit, shqiptarët, janë aq teatralë, sa e kanë të vështirë të bëjnë teatër, thoshte dikur Lamberci. Që Kapexhiu na përkthen aktet më shumë sesa hiperbolizon cenet fizike të personazheve të tij, kjo është fare e kuptueshme. Historia shqiptare ka treguar se realiteti është shpesh më i hardallosur se gjërat që mendojmë prej impaktit të punës së personazheve të ndryshëm.

Pikërisht, këtë medium e ruan me shumë finesë Bujari. Pasi, arti i karikaturës, që lehtësisht mund të përcaktohet si një satirë vizuale apo si një zhvillim modern bashkëkohor me lirinë e shprehjes, që shijohet në shoqëritë liberale, për të është i bukur në të gjithë këtë drejtim. Duke na dhënë një kronikë të vërtetë alla-shqiptare. Dhe, mjafton të shfletosh ditë pas dite këtë dinamikë pune të tijën dhe do kuptosh paradoksin e jetës politiko-ekonomike-shoqërore të zhvillimit shqiptar.

A do mundej, që kontributi i tij, të shtrihet në universalizimin e gjinisë së vet. Për këtë s’ka ndonjë mendim të veçantë. Më mirë të bëjë kronikanin duke dhënë edhe mendimin e tij përmes vijës, sesa duke u fshehur si shumë syresh që e kanë harruar sot rolin e keq të kapitalizmit apo superfuqitë, që bëjnë karikatura pa karikaturë. Kjo po. Mjafton, që ditarit të jetës shqiptare të mos i mungojë subjekti i tij. Kjo është çështja? Dhe, nuk është e vogël për artistin e angazhuar kaq shumë në jetën shqiptare, që të gjithë e njohim si Këndi i Bujarit.

Next Post

Turqia bën kërdinë ndaj terroristëve, 1302 të arrestuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 20, 2025
Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In