Ndarjet vazhdojnë të mbretërojë brenda qeverisë britanike për çështjen e Brexit ndërkohë që ministri i Tregtisë Ndërkombëtare hodhi poshtë nevojën për një periudhë tranzicioni post-Brexit mbështetur nga ministri i Financave.
Në një intervistë për “Sunday Times”, ministri i Tregtisë Liam Fox deklaroi se nuk ka marrë pjesë në të tilla diskutime edhe pse tashmë ato janë zhvilluar, për çështjen e një periudhe të mundshme tranzicioni tre-vjeçar pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, parashikuar në muajin mars 2019.
Ministri i Financave, Finances Philip Hammond kishte këmbëngulur mbi faktin se kishte një konsensus të gjerë brenda qeverisë për të zbutur efektet e Brexit dhe për të shmangur për britanikët një shkëputje brutale të nesërmen e Brexit.
Hammond shtoi se për këtë arsye, shtrëngimet e mundshme për imigracionin, “kali i betejës” për mbështetësit e Brexit, nuk do të zbatohen menjëherë dhe se parimi për qarkullimin e lirë të personave do të mbahet për tre vite pas konkretizimit të Brexit.
Liam Fox replikoi duke konfirmuar se kjo perspektivë binte ndesh me rezultatin e referendumit të 23 qershorit 2016 gjatë të cilit 52 për qind e britanikëve u shprehën për divorcin me BE-në.
“Ne kemi qenë të qartë, rigjetja e kontrollit të kufijve tanë ishte një prej prioriteteve tona”, nënvizoi ai.Ministri i Tregtisë Ndërkombëtare mori mbështetjen e ish-sekretarit të Shtetit për Brexit, David Jones, i cili e ka cilësuar një periudhë të mundshme tranzicioni si shumë të rrezikshme, përcjell Atsh.Ai akuzoi Hammond për manovrime në një kohë që kryeministrja britanike, Theresa May ndodhet me pushime në Itali. (b.an)