E përditësuar – Policia e Vlorës jep të dhënat e para pas atentatit para një lokali tek Lungomare e Vlorës.
Sipas policisë, viktima ka ndryshuar identitetin dhe njihet si person me precedent penal. Ai ka qënë i ulur në kafe me një tjetër person, ndërsa me vete mbante armë.
Ndryshe nga sa u raportua më herët, policia thotë se në atentat ka qënë një person i vetëm.
Ai i është afruar tavolinës ku qendronte viktima M. Xh 37-vjeç, (emër i ndryshuar) dhe e ka qëlluar me armë, për tu larguar më pas në këmbë.
***
Burime nga Vlora kanë zbardhur pjesërisht ngjarjen e rëndë ndërkohë që ende nuk ka të dhëna nga policia e qytetit bregdetar.
BalkanWeb raporton se i vdekur ka mbetur 36-vjeçari Renato Omeri. Këtë të fundit e kanë qëlluar me plumba teksa qendronte jashtë ambienteve të një lokali.
Të riut i është dhënë ndihma e mënjëhershme por s’ka mundur t’ju mbijetojë plumbave të marrë duke ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
***
Qyteti bregdetar i Vlorës është tronditur nga një ngjarje e rëndë mbrëmjen e kësaj të diele. Një person ka mbetur i vrarë dhe disa të tjerë të plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Sipas policisë ngjarja ndodhi pranë zonës së Lungomares.
Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes janë dëgjuar gjashtë të shtëna me armë zjarri.
Burime nga Policia e Vlorës thonë se janë dëgjuar 5-6 të shtëna.
Mendohet se i riu ka bërë rezistencë, duke tentuar të vetëmbrohej me një armë të ftohtë.