Ndotja që ka përfshirë qytetin e Kamzës, ka sjellë edhe reagimin e Jamarbër Malltezit.
Ky i fundit, drejtues i departamentit të Mjedisit në PD, ka hedhur kritika ndaj kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu. Ja çfarë shkruan Jamarbër Malltez në Facebook:
Turp dhe trishtim me situatën e mbetjeve urbane në Kamëz. Imazhet janë të rënda dhe të papranueshme për banorët dhe me rrezik për shëndetin e njerëzve.
Bashkia duhet të reagoje shpejt. Është e vonuar. Edhe nëse kjo vjen si pasoë e papërgjegjshmërisë apo keqdashjes së firmës se kontraktuar, kjo nuk e lehtëson nga përgjegjësia Bashkinë Kamëz.
Ta çojë për ndjekje penale dhe për rrezikim shëndetit të qytetareve. Por edhe duhet të ketë plan menaxhimi mbetjesh si edhe plane për situata emergjencash që duhet të fusë në përdorim.
Për më tepër landfilli i Sharrës është veç 8 km larg. Kjo është situatë e papranueshme.