Futbollistët e Real Madridit kanë një ide shumë të mirë se ku është vendi më i mirë në Madrid për të jetuar. Është kompleksi luksoz “La Finca” në veriperëndim të kryeqendrës së Spanjës.
Kompleksi, vetëm 30 minuta rrugë me veturë nga fushat stërvitore, përbëhet nga shtëpi gati identike luksoze me pamje të bukura dhe me oborre e pishina, përcjell Koha Ditore shkrimin e Der Spiegel. Ka sigurim të ngjeshur në hyrje të komunitetit dhe ka disa parqe të vogla.
Ky kompleks banimi është relativisht i mbyllur nga bota e jashtme, me përjashtim të banorëve që bëjnë vrapime rrugës përgjatë perimetrit të kompleksit. Yjtë e Real Madridit, Gareth Bale e Toni Kroos, jetojnë në “La Finca”. Cristiano Ronaldo është banor për tetë vjet dhe agjenti i tij, Jorge Mendes, po ashtu ka një shtëpi atje. Këta të dy janë shokë të mirë dhe janë takuar kur Ronaldo ishte ende një talent që po vinte te Sportingu i Lisbonës.
Mendes kishte një klub nate të popullarizuar në atë kohë dhe përmes tij njoftoi shumë futbollistë profesionistë. Ronaldo po shikonte për një agjent. Ata formuan një marrëdhënie dhe në vitet në vijim e pushtuan botën e futbollit. Njëri shënonte golat e tjetri merrej me çështjen e parave. Sot asnjëri prej tyre nuk e di se çfarë të bëjë me milionat.
Kur Mendes u martua në qytetin verior portugez Porto dy vjet më parë, Ronaldo i dhuroi atij një ishull në Greqi si dhuratë për martesën. Mirëpo tash rrugëtimi i tyre mund të vijë drejt fundit…, përgatiti Koha. (b.an)
*-*