Një lajm i pazakontë i kronikës u bë i ditur pak ditë më parë për publikun, ndërsa një 30-vjeçare niste punën në lokale dhe pas një turni merrte xhiron ditore dhe zhdukej.
Në një rrëfim për policinë mësohet se ajo ka dhënë arsyet e një veprimi të tillë. Nënë e dy fëmijëve, Ela u kthye në makth për lokalet e kryeqytetit ndërsa ajo është shprehur se kishte shumë borxhe, nuk paguante dot qiranë e shtëpisë, energjinë dhe ujin. Kanë qenë këto arsyet pse Emanuela Malaj kryente këtë lloj vjedhje të panjohur për vendin tonë.
Mesohet se Malaj ishte e divorcuar nga bashkëshorti dhe jetonte në kushte të vështira ekonomike, ndaj edhe vëtofrohej si kamariere me qëllim grabitjen e xhiros së bizneseve.