Vera ka qenë produktive për këngëtaren Dafina Zeqiri, pasi problikoi dy hitet e saj të reja, “Te ti” dhe “Be once a man”, ku kjo e fundit ka rrëmbyer shumë vëmendje duke u diskutuar nëse Dafina po i thotë dikujt ‘të bëhet burrë’ apo është thjesht tekst i zakonshëm.
Pamja e këngëtares në dy klipet e reja është për tu marrë lakmi, dhe përveç parukierëve e artistëve të make-upit, edhe relaksimi në plazh me shoqëri ka rol të madh në mbajtjen sa më të freskët të pamjes së Dafinës, transmeton Orainfo.
“Zeri.info” sjell foto nga pushimi i Dafinës, ku ajo shihet se është ngjitur në qafë të një kolegut ose shokut të saj.