Rreth 70 azilkërkues shqiptarë riatdhesohen sot nga Gjermania.
Ambasada gjermane në Tiranë ka bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi për shtyp se “sot, 29 korrik 2015, do të riatdhesohen grupi i parë prej 70 shtetasish shqiptarë”.
Të kthyerit pritet të mbërrijnë në Rinas në orën 15:35 me një avion charter, i nisur nga Kassel (Hessen) , prej ku do tu dorëzohen autoriteteve shqiptare.
Ky është grupi i parë në një numër kaq të madh i kthyer nga shteti gjerman, pasi me 23 korrik u riatdhesuan 8 shtetas.