Gjendet një trup i pajetë në qytetin e Lushnjes. Viktima, një person i seksit mashkull, rreth 65-vjeç është gjendur pranë spitalit të Lushnjes.
Sipas dyshimeve paraparke, bëhet me dije se viktima është një endacak i moshës rreth 65-vjeçare. Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij.
Policia ka nisur veprimet për identifikimin e personit. Ndërkohë, ekspertiza mjeko-ligjore pritet të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes./a.m.