1750- Vdiq kompozitori gjerman Johann Sebastian Bach. Bashkëkohësit e vlerësojmë atë më shumë si një organist, kurse interesi në muzikën e tij dhe ndërgjegjësimin e rëndësisë së saj në historinë e muzikës u shfaq vetëm në fillim të shekullit të 19-të me romantizmin muzikor, sidomos nga Mendelson për kryeveprën e Bahut “Pasioni i Shën Mateut ” (1829).
1741-Vdiq kompozitori italian dhe virtuozi në violinë Antonio Vivaldi, një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të barokut dhe paraardhësi i klasikëve të Erës së Re. Nga puna e tij e gjerë më të njohur janë Koncertet e famshme për violinë dhe orkestër, e titulluar “Katër stinët”.
1794-Në gijotinë është ekzekutuar një nga udhëheqësit kryesorë të revolucionit francez dhe lideri jakobin Maximilien Robespierre dhe pasuesit e tij. Ky ishte fundi i “sundimit të terrorit”, e cila ishte paraqitur në vjeshtë 1793. (b.an)