Sot, në ditën e tretë të regjistrimit të deputetëve të Legjislaturës VI të Kuvendit të Republikës së Kosovës, janë regjistruar 23 deputetë. Numri i deputetëve të regjistruar, gjithsej ka arritur në 112.
Regjistrimi i deputetëve, të cilët nuk kanë janë paraqitur për regjistrim, do të bëhet në fillim të javës së ardhshme.
Me këtë rast, edhe deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës, nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, Liburn Aliu, Shqipe Pantina dhe Faton Topalli, të cilët nuk e kanë bërë regjistrimin si deputet, do ta bëjnë javën e ardhshme.
Këtë e ka bërë të ditur edhe zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Shkodran Hoti, përmes një postimi në Facebook.
Regjistrimi i deputetit nuk është i paraparë me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe as me dispozitat e Rregullores së Kuvendit, ka thënë ai. (b.an)