Bashkim Koçi prej 44 vitesh punon si roje pylli, por përgjegjësia e tij është dyfishuar tashmë që mbron një Park Kombëtar, më i madhi në vend, ai i Shebenikut. Vështirësitë janë të mëdha për të mbrojtur një terren 3 herë më të madh se norma ku çdo ditë rrezikohet edhe jeta.
Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura i janë bashkuar iniciativës botërore për të festuar Ditën Ndërkombëtare të “Rangers”-ave. Por a është kjo iniciativë e mjaftueshme për të stimuluar punën e një roje pylli?
Pasioni jo gjithmonë është i mjaftueshëm. Pa mjete në dispozicion, në një territor 5-6 mijë hektarë për të përshkuar në këmbë dhe me një pagë mesatare prej 30 mijë lekë, një roje pylli nuk mund të bëjë shumë. Ndërsa Bashkimi pranon me ndrojtje se do të ishte më i mirë sikur të kishte një stimulim financiar.
“Territori që ne mbulojmë është shumë i madh dhe vështirësirtë janë të mëdha sepse është dy apo tre fishi i normës. Terreni është shumë i vështirë, ku rrezikohet edhe jeta, sepse ka shumë terrene të vështirë, por edhe nga kafshët e egra. Do ishte më mirë që paga të ishte më e lartë”, thotë Bashkim Koçi, roje mjedisore.
Dita e Botërore e Rangers-ave u vendos si e tillë 10 vite më parë për të vlerësuar punën e palodhur dhe rolin e tyre të rëndësishëm në mbrojtjen e vlerave të spikatura të trashëgimisë natyrore dhe kulturore. TCH
ma.me