Kolegji zgjedhor ka hedhur shortin për këshilltaren e LSI-së. Këshilltarja e LSI-së, Genta Mezini e cila votoi rritjen e çmimit të ujit në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe më pas u përjashtua nga kjo parti, rrezikon mandatin.
Një tjetër kandidate e LSI-së, Lindita Veliasi e renditur e 17 në listën shumëemërrore të këshilltarëve pretendon se mandati është i saji dhe se KQZ e ka anashkaluar në mënyrë të kundraligjshme. Në trupin gjykues anëtarë do të jenë Tomor Skreli, Ridvan Hado, Astrit Kalaja ,Gjin Gjoni dhe Lindita Sinanaj. Kjo e fundit do të jetë edhe relatore. Seanca gjyqësore do të mbahen ditën e hënë.
ma.me