Madje gjuha e ashpër dhe e helmët vijon të përshkojë gjithë insfrastrukturën politike të PD, ku shkëmbimet e akuzave të rënda e deri në fyrje ndaj njëri tjetrit tashmë kanë fituar statusin e normalitetit.
Anëtarja e kryesisë së PD në Durrës, Lorisa Ylli akuzon rëndë Bashën se po përdor kamikazët e tij kundër zërave ndryshe në këtë parti.
Anëtarja e kryesisë shprehet Basha ka ngritur një strukturë të tërë për të goditur mediatikisht dhe në rrjetet sociale, deri dhe në fyrje, ata që mendojnë ndryshe.
“Me vjen mire qe zyra e shtypit te Bashes e gjeti ushtarin per te me share. Patjeter qe gezohem per Valterin qe po i mesoni shkrim dhe kendim tani qe ka hyre ne MAS !
Por ju paska kapur fiksimi me hapje kembesh te gjitheve si Republike nuk e kuptoj, ju ka lene me trauma Republika e Re me sa duket ! Karakterit tim i vjen anash Luli kshu sa per muhabet kete mqs donit ta dinit…
Por nese ka ngel fati i PD ta mbroje ish roja e parkingut ju uroj suksese. Lul perendimori qenka magnet per perthithje intelekti”, reagon anëtarja e kryesisë Ylli ndaj sulmeve që Basha sipas saj bën përmes një kamikazi dhe ushtari të tij të punësuar nga ministrja Teknike e Arsimit, Valter Meshi. Gjuha e të cilit është vërtetë e pandershme.
Teksa shprehet se Republika e Re vdiq sëbashku me Lulin, anëtarja e kryesisë thotë se në PD kishte hyrë pa pasur parasysh emrat, por për vlerat që përmban partia e parë opozitare.
“Miq, faleminderit qe me shkruani dhe me vleresoni por personi ne fjale eshte nje hic qe nuk vlen. U mora vetem qe te kuptoni se cfare pasqyron Republika e Re qe une e perbuz dhe fjala udheheqes nuk ekziston as ne parimet e mia dhe as ne fjalorin tim.
Dikur une u antaresova ne PD se gjeja veten jo per te gjetur Lulin dhe Valterin. Zhgenjim i madh ku perfundoi PD sot por eshte koha per te kthyer faqe. Me PD Republike vdiq cdo grimce demokracie…. Tashme nuk ka rendesi se ku antaresoheni sepse te gjitha jane njesoj. Zgjidhni te pakten fjalorin e permbajtjes. Ju pershendes ! Mendimi i lire eshte vete jeta”, shprehet anëtarja e kryesisë.
ma.me