Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi dyshohen si autorë të disa vjedhjeve në kompleksin ‘Lura’ të Gjirit të Lalzit.
Sipas bluve të Durrësit, në pranga kanë rënë Arnold Karaj dhe Donald Vatnikaj vodhën banesat e shtetasve Arben Ristani, Flamur Noka, Petrit Maho dhe gazetarit Saimir Kodra.
Policia njofton se në lidhje me vjedhjen e dy ditëve më parë në shtëpinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Karaj dhe Vatnikaj kanë marrë një celular Samsung dhe 1 mijë lekë të reja.
Ndërkohë mëposhtë është lista e grabitjeve që këta dy shtetas kanë bërë në shtëpitë e VIP-ave:
• Arben Ristani. 46 vjeç,banues në Tiranë,ku kanë marrë shumën prej 1000 lekë të reja dhe një cellular tip Samsung;
•Flamur Noka 44 vjeç,banues në Tiranë,ku nuk kanë marrë gjë;.
•Petrit Maho 48 vjeç,banues në Tiranë,ku kanë marrë 2 telefona celularë të markës VERTY dhe 1 telefon iPHONE 6.
•Saimir Kodra 46 vjeç,banues në Tiranë,ku kanë marrë 200.000 lekë dhe 1 telefon celularë të markës Samsung.
Gjatë një deklarate për mediat ditën e djeshme, z. Ristani u shpreh se këto grabitje i kishte denoncuar prej kohësh. Ndërkohë, policia njofton se grabitësit 18 dhe 19 vjeç ndodheshin në Gjirin e Lalzit prej 3 ditësh me pushime. Ata janë ndaluar në Durrës.