Kryeministri Rama paralajmëroi një furtunë të vërtetë shkarkimesh në hipotekat e vendit, duke iu kërkuar drejtuesave të rretheve të jepnin dorëheqjen brenda 24 orësh, pasi bëri një pasqyrë të gjendjes së këtij sektori.
Por kush janë drejtorët që Rama iu dha sot ultimatumin e fundit e që brenda 24 orësh mbesin pa punë? BalkanWeb zbardh listën emërore të disa prej tyre.
EMRAT
Drejtoresha e Hipotekës së Tiranës: Lediana Bardhi
Drejtori i Hipotekës së Durrësit: Ani Dyrmishi
Drejtori i Hipotekës së Kavajës: Seit Cikalleshi
Drejtori i Hipotekës së Gjirokastrës: Meleq Karabina
Drejtori i Hipotekës së Beratit: Arben Baxhia
Drejtori i Hipotekës së Vlorës: Rezart Elmazi
Drejtori i Hipotekës së Elbasanit: Oltion Kokunja
Drejtori i Hipotekës së Lezhës: Ardian Simoni
Drejtori i Hipotekës së Shkodrës: Ilir Dibra