Mediat italiane kanë dhënë të tjera detaje në lidhje me arrestimet që policia e këtij vendi bëri një ditë më parë, ku në pranga u vunë Elio Jançe, 38 vjeç dhe Orges Tusha 40 vjeç pasi u kapen me një sasi të madhe droge.
Mësohet se shqiptarët i kishin marrë 12 kg heroinë në San Severo, e cila mësohet se vinte nga Shqipëria.
“Është një sekuestrim i nje prej sasive me te medha te heroinës qe eshte bere kohet e fundit. Mbi 12 kg droge janë sekuestruar nga Guardia di Finanza, si pjesë e operacionit “Green Hawk”, që çoi në arrestimin e tre trafikantëve të dyshuar të drogës”, raportojnë mediat italiane.