Një zjarr në një banesë në fshatin Kuman, Roskovec për pak sa nuk është kthyer në një tragjedi.
Policia bën me dije se ditën e sotme se zjarri ka rënë në një dhomë e cila përdorej si magazinë dhe kuzhinë gatimi në pronësi të S.V.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një shkëndije elektrike ku më pas ka marrë flakë edhe një bombol gazi që ndodhej në dhomë e cila ka pasur rrjedhje gazi anësore.
Blutë e Ffierit bëjnë me dije se nga zjarri nuk ka pasur dëme në njerëz por janë djegur disa orendi dhe drithëra që ndodheshin në dhomë.
Ndërsa, lidhur me ngjarjen mësohet se grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit. /b.d