Dega e OSHEE-së në Shkodër, pas kontrolleve të ushtruara në Velipojë, kallëzoi në prokurori dy abonentë privatë, pronarë hotelesh në zonën e plazhit Pulaj.
Sipas një njoftimi për shtyp, dy biznesmenët, Geg V. dhe Ndue K, janë shoqëruar nga policia për në komisarit.
Abonentët kishin ndërhyrë në matës duke manipuluar të dhënat e konsumit. Sakaq, aksioni i OSHEE vijon.
“OSHEE Shkodër, pas kontrolleve të ushtruara në Velipojë, sapo kallëzoi në prokurori dy abonentë privatë, pronarë hotelesh në zonën e plazhit Pulaj.
Dy biznesmenët Geg V. dhe Ndue K. janë shoqëruar nga policia për në komisarit me akuzën e ndërhyrjes në matës duke manipuluar të dhënat e konsumit.
Sakaq, aksioni vijon ende!” thuhet ne njoftim.