Në bankën rajonale të gjakut në Lushnje situata është alarmante. Mungesa e theksuar ka bërë që të sëmurët talasemikë të cilët trajtohen me transfuzion në këtë qendër të hemoglobinopatikëve të vuajnë pasoja dhe furnizimin e mjaftueshëm me gjak.
Në këtë bankë gjaku vizitohen të semurë edhe nga qytete si Fieri, Vlora, Berati e Kucova, por përvec Lushnjes askush nuk merr mundimin për grumbullimin e gjakut, për këtë shtresë që trajtohen në spitalin rajonal të Lushnjes. Një prej të sëmureve të cilët trajtohen në këtë qender ankohet se nuk ka permirësim të situatës, prej kohësh dhe ecejaket e të sëmurëve janë të panumërta.
“Po pres për gjakun situata është e rëndë, nuk ka gjak” shprehet Ardit Shani një i sëmur me talesemi
Sipas drejtuesve të bankës së gjakut në spitalin e Lushnjes, situata është alarmante dhe kërkon ndërhyrjen nga ana e Ministrise dhe njëkohësisht edhe dhurime vullnetare të gjakut nga ana e qytetarëve.
“Në këtë periudhë situata është e vështirë .Këtu vijnë mbi 200 të sëmurë nga Fieri,Vlora,. Vijnë këti por nuk kemi gjak. Pra të sëmurët që vijnë këtu quhen të sëmuret të tanë Ne kemi nevojë për gjak .Në këtë periudhë është e pamundur të sigurojmë gjak,” shprehet Mehmet Xhindole përgjegjes i bankës rajonale të gjakut Lushnje
Edhe pse mirekuptimi mes stafit të bankës rajonale të gjakut dhe të sëmurëve është i madh, por nga ana e ministrisë duhet të ketë një politike fikse jo vetëm për të akorduar fonde por edhe për të sensibilizuar qytetarët që të dhurojnë gjak dhe ti vijnë në ndihmë kësaj shtrese me nevoja specifike. Vete ministria dhe organet e bankës qendrore Tirane dhe Kryqi i Kuq duhet të zgjidhin situatën për mbi 180 talasemikë që vuajnë dhe rrezikojnë jetën.
ma.me