Një 38-vjeçar u prangos nga policia e Tiranës pasi akuzohet se ka përndjekur ish-bashkjetuesen e tij 15 vite më të re.
Sipas policisë, shtetasi me inicialet B.B. në mënyrë sistematike nga muaji maj dhe në vazhdim, ka kanosur, shqetësuar e përndjekur në rrugë e banesë ish-bashkëjetuesen.
Shtetasja me inicialet Dh. C., 23 vjeçe, banuese në Tiranë, ka bere kallezim penal ne polici pas periudhës në ankth që kaloi.
Ajo dhe 38-vjeçari me banim në Tiranë, kishin kohe qe ishin ndare me njeri-tjetrin, por mesa duket ai ka pranuar ndarjen dhe vazhdonte ta perndiqte vajzën e re.
Materialet iu dërguan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme./ma.me