Gjykata e Apelit në Durrës ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj atij që cilësohet si ‘baron droge’ nga Italia, shtetasi Alket hatija. Gjykata ka kërkuar arrestimin e hatisë pasi vendosi masën e sigurisë së ‘arrestit me burg’.
Hatia u prangos para pak javëshë në Durrës për llogari të drejtësisë italiane ndërsa Gjykata Penale e Shkallës së Parë e la me masë detyrim paraqitje.
Sipas Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, Hatia nuk ishte person i rrezikshëm dhe ai punonte e jetonte në Durrës e për këtë arsye ekzekutimi për masën e tij ishte i mundshëm për t’u realizuar.
Me këtë vendimi nuk u pajtua Prokuroria e cila bëri apelim, ndërsa Hatia dhe pse me masë sigurie ende nuk është ndaluar dhe pse një ditë më parë ndaj tij u caktua arrest me burg.
Hatia rezulton i dënuar me 20 vite burg nga drejtësia italiane për akuzën e trafikut të drogës dhe pjesëmarrje në organizata kriminale./a.m.