Një tjetër viktimë është shënuar ditën e djeshme, ku një 58-vjeçar ka humbur jetën teksa ka qenë duke u larë në plazhin e Vilebashtovës në Kavajë. Policia bën me dije se 58-vjeçari me iniciale M.H., banues në fshatin Gosë, pasi është futur në det, ka pësuar atak kardiak, duke gjetur vdekjen.
Ndërsa edhe një tjetër turist humbi jetën ditën e sotme në Ksamil, edhe ai si pasojë e një ataku kardiak. Ditët e fundit në plazhet shqiptare, janë shënuar disa viktima, si pasojë e mbytjes apo edhe nga ataku kardiak
ma.me