1928- Ka lindur regjisori i filmit amerikan Stanley Kubrick, i cili u bë i famshëm prej filmave të zhanreve të ndryshme, “2001: A Space Odyssey”, “A Clockwork Orange”, “Dr Strangelov” dhe “Lolita”.
1856-Në Dublin ka lindur dramaturgu anglez, gazetari dhe kritiku George Bernard Shaw. Karrierën letrare e filloi duke shkruar romane dhe kritika teatri, por famën e mori me veprat e shumta teatrale. Ai fitoi Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1925.
1858-Lionel Rothschild u bë anëtari i parë hebre i dhomës së ulët të Parlamentit britanik.
1875-Ka lindur psikiatri zviceran Karl Gustav Jung, themeluesi i psikologjisë “analitike” ose “kompleksive”, të cilat bëjnë dallimin në mes të dy shtresave të nënvetëdijes individualisht dhe kolektivisht (“Tipet psikologjike”, “Psikologjia dhe feja”, “Simbolika e shpirtit”, ” Studimi i arketipeve”). (b.an)