Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Borsh të Sarandës gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës. Pas një konflikti me thika mes disa personash, 1 prej tyre ka mbetur i vdekur ndërkohë 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.
Sipas policisë, viktimë në këtë ngjarje ka mbetur 31-vjeçari Premtim Bega. Të plagosur në këtë ngjarje kanë mbetur edhe shtetasit Eduard Myftari, Enea Myftari, Donald Kosta.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe pak orë pas krimit ka mundur të arrestojë një prej autorëve të krimit të rëndë. Bëhet fjalë për 19-vjeçarin me inicialet R.Sh. Ndërkohë, uniformat blu kanë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, shtetasit me inicialet N.H. dhe Xh.M.
Raportohet se në konfliktin me 1 viktimë dhe 3 të plagosur janë përfshirë 7 persona.
Nuk dihen ende motivet e konfliktit mes të rinjve. Sipas dëshmive të mbledhura nga polciia, raportohet se konflikti mes të rinjve ka nisur në një lokal. Pasi situata u qetësua, grupi i i viktimës Bega u larguan, por grupi tjetër u bëri pritë në rrugën e plazhit. Aty ata janë sulmuar me thika./a.m.
*Në foto, viktima Premtim Bega
VIDEO/ “Ndal policia”, arrestimi i autorit të masakrës në Borsh, detajet e ngjarjes
“I bën copa me thika”, dëshmitari tregon përplasjen mes dy grupeve