Gruaja e katërt e Frank Sinatras, Barbara, ka vdekur në moshën 90-vjeçare.Ajo ishte martuar me këngëtari e famshëm më 1976 dhe ishin bashkë për 22 vjet.
Barbara Sinatra ishte themeluesja e organizatës “Barbara Sinatra Children’s Centre” që i dilte në ndihmë fëmijëve të abuzuar.
“Ajo vdiq e rrethuar nga familjarët dhe miqtë në shtëpinë e saj”, ka thënë drejtori i kësaj qendre, John Thorensen. (b.an)