Monika Kryemadhi ka përgëzuar sot për qëndrimin e këshilltarëve të LSI-së sa i takon kundërshtimit të propozimit të Bashkisë së Tiranës për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.
Statusi
Përgëzoj sot për kurajon dhe vendosmërinë grupin e këshilltarëve të LSI-së në Bashkinë e Tiranës. Më shumë se çdo aksion politik, sot është e rëndësishme të ravijëzohet një opozitë e vërtetë dhe konstruktive, pa kompromise dhe interesa të mëdha a të vogla.
Shqipëria sot ka nevojë për një opozitë që lufton dhe përpiqet për qytetarët dhe jo për partitë politike.
Këshilltarët e LSI-së treguan sot, se më shumë se kartoni dhe karriget në këshill ka rëndësi shërbimi ndaj qytetarëve, se më shumë se opinioni i grupeve të ngushta të interesit është parësor shërbimi ndaj qytetarëve.
Ky është dhe do të mbetet qendrimi yne! 🌹 🌹