Ilir Meta u betua dje si Presidenti i dhjetë i Republikës së Shqipërisë, ndërsa sot nis menjëherë punën.
Mësohet se takimin e parë si President ai do ta ketë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonis,ë i cili zhvillon sot një vizitë zyrtare në Shqipëri. Presidenca njofton se takimi mes të dyve është parashikaur të zhvillohet në orën 12:15.
NJOFTIMI
Ju njoftojme se sot dt. 25 korrik 2017, ora 12:15 Presidenti i Republikes, Ilir Meta do te zhvilloje nje takim me Ministrin e Puneve te Jashtme te Republikes se Maqedonise, Nikola Dimitrov. (vendi: Presidence) Ju ftojme te ndiqni dhe pasqyroni kete takim.