Pas betimit të Ilir Metës President para deputetëve, ceremonia e radhës bëhet në presidencë ku zhvillohet ceremonia në të cilën Nishani i dorëzon detyrën pasardhësit të tij.
Edhe në atë ceremoni janë ftuar të marrin pjesë deputetë, politikanë, kryetarë partish, gazetarë, përfaqësues nga bota akademikë, shoqëria civile por edhe diplomatë të huaj.
Ra në sy se ambasadorët mbërritën të parët në presidencë, shumë kohë para se ceremonia të fillonte madje. Një pjesë e diplomatëve u paraqitën rreth 45 minuta para ceremonisë.
Me sa duket protokolli nuk ka qenë efikas me oraret, ose kanë janë treguar të pasaktë në orarin e njoftuar në ftesat për ambasdorët.