Kryesia në largim e Kuvendit të Kosovës ka thirrur për të martën mbledhje me përfaqësuesit e partive parlamentare.
Në mbledhjen e nesërme, të thirrur për në ora 14:00, parashihen të bëhen përgatitjet për seancën konstituive të legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës, e dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit.
Kjo mbledhje, pason pasi presidenti i vendit Hashim Thaçi, të hënën, caktoi datën 3 gusht si ditë për konstituimin e Kuvendit të ri, përgatiti Koha. (b.an)