Dhjetra familje të fshatit Troshan në Njësinë Administrative të Blinishtit në Lezhë po vuajnë mungesën e ujit të pijshëm në këto ditë të nxehta vere. Edhe pse kanë kaluar vetëm një vit nga ndërtimi i ujësjellësit të ri për të cilin u harxhuan 1 miliard lek situata vijon të jetë e njëjtë.
Në këto kushte një përfasi e banorëve kanë protestuar para Bashkisë Lezhë duke kërkuar që t’ju jepet zgjidhje. Ata thonë se me ujësjellësin e ri janë bërë abuzime, pasi është ndërtuar jashtë çdo lloji parametri teknik.
“Depoja që është bërë atje, është bërë krejt në kushte të jashtëligjshme, të cilës veç depo nuk mund ti thuash. Ajo mund të jetë një depo ku mund të pijnë ujë kafshët, jo njerëzit. Ajo depo mbi 70 cm i ka llom brenda saj”, u shpreh një banor i fshatit Troshan.
Një banor tjetër i këtij fshati u shpreh se është bërë tre herë ujësjellësi i Troshanit dhe sërisht banorët nuk kanë ujë.
Nën kryetari i Bashkisë Lezhë Enver Hafizi thotë se ndërhyrjet e paligjshme në rrjet janë shkaku kryesor i mungesës së ujit. Sipas tij bashkia do të ndërhyjë menjëherë për ti dhënë zgjidhje këtij problemi.
“Një ndër shkaqet kryesore të mungesës së ujit janë ndërhyrjet e paligjshme. Mund të ketë probleme edhe me projektin që nuk është zbatur siç duhet, por në dijeninë timë ujësjellësi është marrë në dorëzim të përkohshëm, që ka dhe garancinë 1 vjeçare, ndërkohe ne do të ndërhyjmë”.
Por absurditeti më i madh është fakti se pavërësisht se mungon uji banoreve ju dergohen fatura çdo muaj të cilat janë të detyruar për ti paguar.
ma.me