Këto fjalë kishte shkruar në letër e lamtumirës ish-portieri i Vllaznisë Gjergji Kushe para se të vetvritej. 59- vjeçari, sportisti dhe trajneri i njohur korçar, i dha fund jetës së tij dje duke u hedhur nga kati i katërt i një pallati në qendër të qytetit. Sipas policisë, ngjarja ndodhi në bulevardin “Republika” në qytetin e Korçës, ku një telefonatë në sallën operative ka sinjalizuar për një person të vetëhedhur nga lartësia.
ma.me