Së fundmi ajo po punon për këngën e saj më të re, e cila premton të jetë vërtetë tërheqëse. Zajmina Vasjari e përfshirë prej vitesh në botën e muzikës është bërë gati për të publikuar këngën “Black Out” dhe klipin e saj, për të cilin po punon prej gati një viti.
Paraprakisht ajo ka publikuar në Instagram një fotografi nga videoklipi ku shihet mjaft ndjellëse e veshur me një fustan të kuq me një të çarë bujare. Ajo që bie në sy është mungesa e të brendshmeve, ose të paktën kështu duket nga fotoja që shihet bashkëngjitur.