Nga Armando Meta/
JAVANEWS SPECIALE/ Vdekja e turistes ruse në Ksamil, e dyshuar se është kryer nga një person që lëvizte me motorr uji, ka kthyer në vëmendje tragjeditë e panumërta që po shkatkojnë këto mjete uji që nga Saranda deri në Velipojë. Një vit më parë një tjetër turist rus humbi jetën si pasojë e goditjes nga mottorët e ujit. Nga ana tjetër janë edhe dhjetra raste të tjera me të vdekur e të plagosur që janë regjistruar që nga Saranda, Himara, Vlora, Durrësi, Velipoja, thuajse përgjatë gjithë gjatësisë bregdetare. Të dhënat flasin se në 3 vitet e fundit ka pasur afro 3 viktima nga motorrët e ujit, pa llogaritur panikun e pushuesve në plazh. Pushteti lokal është i pari që duhet të përgjigjet pasi është ai që pajis me license. Në vend të licensës së lundrimit normal, duket se ju ka dhënë licensën për të vrarë në det. Ndaj s’duhet të habitemi se deti ynë po kthehet në varr ‘masiv’ pasi shteti nuk arrin të bëjë zap shkelësit gangster të ligjit që japin spektakle kriminale përpara qytetarëve të pambrojtur dhe policisë.
Incidentet që po shkaktojnë këto mjete janë të panumërta duke filluar që nga goditjet me pasojë vdekjen në det, e deri duke goditur pushuesit në bregun e rërës. Kryesisht personat që u japin këtyre mjeteve janë adoleshentë, burra që përpiqen të shijojnë rininë e vonuar, të cilët për të rënë në sy të fermrave përpiqen të bëjnë spektakle me motorr uji shumë pranë brigjeve reanore, të dehur që mezi mbahen në këmbë, persona që i kanë futur një apo disa cigare hashash dhe ju duket se kanë prekur qiellin me dorë, persona që kanë rënë në lek dhe përpiqen të kompensojnë kohët e humbura sa ishin të rinj, të fortë fshati e lagjesh që mezi ecin nga tangërlliku me këmbët e tyre e jo më të drejtojnë mjete motorrike, femra që ua paguan motorrin e ujit i dashuri i rradhës për 2 javë pushime etj. Potencialisht të gjithë këta janë vrasës që shëtisin të pashqetësuar nga askush në bregdet. Në çdo vend normal të botës ku zbatohet minimalisht ligji, motorët e ujit lëvizin 2 deri 3 km larg bregut dhe kur afrohen sahpejtësia e detyrueshme është 5 km në orë.
Ndonëse prej kohësh dihet se bregdeti ynë rrezikohet nga mjetet motorrike, sërish policia kufitare vijon të jetë në pozicione soditëse, ndonëse sheh spektaklet kriminale që kryejnë personat e papërgjegjshëm. Mund të shohësh me dhjetra video kur adoleshentë dhe fëmijë që nuk kanë mbushur ende moshën, bëjnë pirueta midis kokat e pushuesve që lahen. Në Perëndim nëse shkel ligjin drejtuesi gjobitet, ndërsa pronarit i konfiskohet mjeti. Në Shqiperi nuk ka asnjë rast të tillë. Në gjithë rastet e konfiskimeve nga policia, motorrët janë kthyer mbrapsht nga Prokuroria ose Gjykata. Kur mendon se pronarët e këtyre mjeteve motorrike japin me 90 mijë leke të vjetra për 30 minuta mjetet që kanë, s’është e vështirë për të kuptuar se përse ia hedhin paq nga drejtësia dhe pse marrin licensa nga pushteti lokal.
- Dy ditë më parë vdes një pushuese ruse, si pasojë e një rasti të dyshuar se është goditur me mjete motorrike.
- Vitin e kaluar po një pushues rus gjen vdekjen nga goditjet që mori në breg të detit nga një motor uji.
- Dy vite më parë në Durrës shënoihet sërish një aksident me pasojë vdekje.
- Në Velipojë 3 vite më parë skafi del nga uji dhe plagos njerëz të shtrirë në rërë.