Tre shqiptarë të cilët donin ti shpëtonin policisë italiane, kanë udhëtuar me makinën e tyre me një shpejtësi 200 kilometra në orë, por si përfundim ata nuk mundën të arratiseshin. Mësohet se në rrugën e njohur si Agrate Brianza, u është përmbys automjeti dhe nga pas ndiqeshin nga policia e Cologno al Serio.
Tre shqiptarët e arrestuar janë Armando Mota 34-vjeç, Trevis Tuci 33-vjeç dhe Osi Pirali 32-vjen. Ata te tre ishin te pastrehe, megjithëse kishin leje qëndrimi në Italia, me një me një bashkëpunëtor të katërt, por që ka arritur të shpëtojnë, kishin per qellim vjedhjen e nje shtepie.
E ndersa ta ndiqeshin ga policia, pas 50 kilometrash udhëtim dhe ndjekje, më në fund në Agrate, drejtuesi i mjetit te shqiptarëve ka humbur kontrollin e makinës. Mësohet se tre shqiptarët që ishin në mjet nuk ishin më tej në gjendje për tu arratisur në këmbë sepse ishin të rrethua nga policia.
Ngjarja ka ndodhur të premte në mbrëmje, kur policia e shtetit pikasi në zonën e Cologno al Serio në Bergamo, një makinë të raportuar si të vjedhur. Kriminelët, natyrisht, nuk e kishin mendjen për t’iu shmangur prangave. Duke u bazuar në motorin e fuqishëm të automjetit, një BMW 650, dhe manovrat e rrezikshme ata arritën për ti shpëtuar policisë deri në Caravaggio Brebemi.
Por, për ti ndaluar ata u shtua dhe një patrullë tjetër policie, pasi ajo që po i ndiqte e kishte të pamundur që ti ndalonte. Kur arritën në Agrate Brianza, për shkak të motit të keq, mjeti i tyre goditi Brianza East, dhe humbën kontrollin e makinës.
Njëri prej të pranishmëve në mjet arrti që të arratisej në këmbë, por tre të tjerët u bllokuan në vend nga oficerët. Gjatë kontrollit u zbulua se në bordin e makinës ata mbanin një hapëse kasafortash që e përdornin për vjedhje. Mbi tre të arrestuarit, rëndojnë akuzat, mosbindje ndaj efektivëve dhe posedim të mjeteve të vjedhura.
ma.me