Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Pisa, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane prej dy vitesh.
Shkëlqim Cala 44 vjeç u arrestua në një banesë në Nodica, fshat në komunën Vecchiano, pasi ndaj tij është lëshuar një urdhër arrest nga Prokuroria italiane që prej vitit 2015 dhe duhet të kryejë një dënim me 8 vite e 5 muaj burg për veprat që ka kryer.
Ndaj shqiptarit rëndojnë një sërë akuzash mes të cilave ‘vjedhje, ‘rrëmbim personi’, ‘shfrytëzim prostitucioni’, ‘zjarrvënie’ etj. Ai konsiderohej si gangsteri shqiptar, raportojnë mediat vendase. 44-vjecari e ka nisur karrierën e tij kriminale te paktën 15 vite më parë, konkretisht në vitin 2002.
Në aksionin për kapjen e shqiptarit morën pjesë dhjetëra efektive si dhe një helikopter që monitoronte zonën. Sipas policisë italiane shqiptari Shkëlqim Cala ka përdorur të paktën 12 identitete të ndryshme për t’i shpëtuar policisë.