Fitorja e bashës me rezultat të thellë ka sjellë reagime të shumta. Mes atyre që e shohin me sy kritik rezultatin dhe pjesëmarrjen, bëhet një paralelizëm me votën e munguar të demokratëve në 25 Qershor.
Gazetari Taulant Kopliku, i cili aktualisht është tek emisioni investigativ “Le iene” në Itali, i ka cilësuar fitoren e djeshme të Bashës një përrallë, që i ndodh vetëm atij.
Ai shkruan në rrjetet sociale se në zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit e bojkotuan Bashën 200 mijë zgjedhës, ndërsa në zgjedhjet në parti merr 20 mijë vota më shumë.
Postimi i gazetarit në rrjetin social:
Ne zgjedhjet e pergjithshme e bojkotojne 200 mije zgjedhjes, ne zgjedhjet ne parti i shtohen 20 mije vota.
– Shenon humbjen me te thelle ne historine e partise Demokratike, fiton ne zgjedhjet per kryetar, 90% te votave.
– Deklaron para nje muaji se do marre persiper te gjitha pergjegjesite, ndersa ne gjitha takimet ia hedh pergjegjesite atyre qe i perjashtoi nga fushata.
Kjo perralle veç Bashes I ndodh. Sesi mund te justifikohet, kam bashiste plot miq ne fb. Le te me japin nje dore.