Barcelona është po ashtu në fazën e përgatitjeve në SHBA, dhe përballja me Juven, është në plan të dytë, pasi skuadra po përballet me Neymarin dhe mundësinë e largimit të tij.
Paris St. Germaini, do të paguajë klauzolën prej 222 milionë euro për brazilianin, nëse futbollisti pranon të kalojë te Barca.
Mediat në Francë e Spanjë, raportojnë se Neymari tashmë ka pranuar ofertën e Parisit, me çka do të bëhej futbollisti më i shtrenjtë dhe më i paguar në botë, transmeton KTV. Për rastin e Neymarit, mediat të premten janë interesuar shumë duke i bërë presion trajnerin Ernesto Valverde dhe mesfushorit Sergio Busquets.
Valverde ka thënë se kjo është kohë e spekulimeve dhe se lojtari është pjesë e skuadrës e ai dëshiron që ai të vazhdojë me Barçën. Busquets, ka thënë se nuk di asgjë, por edhe ai dëshiron që Neymar të qëndrojë në klub. (b.an)