Mediat serbe shkruajnë se Presheva dhe Gradina janë pjesë e “rrugës Ballkanike”, nëpërmjet së cilës po hyn droga në Serbi, e nga aty po shkon drejtë Perëndimit.
Serbia ashtu si thonë mund të konsiderohet si “udhëkryq” i rrugëve sepse është urë lidhëse e Lindjes me Perëndimin, raporton Juznevesti, transmeton Lajmi.net
Pikat e rëndësishme në këto rrugë janë pikat kufitare me Bullgarinë dhe Maqedoninë si Gradina dhe Presheva, sepse nëpërmjet tyre po kontrabandohet droga, e cila siç thuhet vetëm kalon në Serbi.