Gara në Beograd nuk ka qenë e lehtë për 23-vjeçarin mirditor, David Nikolli. Pas shumë peripecish ai ka arritur të lartësojë flamurin shqiptar në Serbi të dielën, në garën më të rëndësishme atletike në Ballkan e cila u zhvillua në “Novi Pazar”.
Ai bëri një debutim të shkëlqyer duke arritur të fitojë në garën 3000 metra me kohën 8’31″45, mes 13 shteteve pjesëmarrëse.
Në sajë të përkushtimit të tij, David Nikolli arriti të marrë medaljen e arit në këtë garë.
Ajo çka e ka bërë të vëshirë garën e Nikollit, ka qenë momenti kur ai pësoi lëndim për shkak se një sportist bullgar dhe një rumun tentuan ta ndalonin duke e shtyrë sa me bërryla em e këmbë.
E megjithatë, Davidi arriti të ruante ekuilibrin dhe të rrëmbente medaljen e artë.