Në selinë e Partisë Demokratike ka nisur tashëm votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri, ashtu si në të gjitha qendrat e ngritura në mbarë vendin. Kandidati për kryetar Eduard Selami hodhi votën e tij të fshehtë në orën 10:00.
Pasi hodhi voten ne nje deklarate per mediat, Selami ka theksuar edhe njehere se nje gara e pabarabarte nuk mund te sjelle nje rezultat klinikisht te drejte.
Por, ka deklaruar se nga kjo gare PD do te dale me e forte dhe me e bashkuar dhe se demokratet nuk do te zgjedhin thjesht kryetarin, por modelin qe duhet t’i udheheqe.
“Ka filluar një proces jashtëzakonisht i rëndësishëm për opozitën, ka filluar në mënyrë të qetë e të rregullt, Pavarësisht papabarazisë unë e di që demokratet do dinë të zgjedhin kryetarin që do i kthejë shpresën PD. Votimi i sotëm do të ringrejë PD-në. I zhgënjyer nga ata që bënë thirrje për bojkot”,- deklaroi Selami
a.ç