Frika rikthehet sërish në Amatrice të Italisë, vendi i goditur rëndë nga tërmetet pak vite më parë, pasi lëkundjet e fuqishme janë rikthyer.
Rreth orës 4.13 është regjistruar një tërmet me 4.2 ballë, në provincat e Rieti, Aquila dhe Teramo, dhe epiqendra ndodhej vetëm 10 km larg Amatrices. Fatmirësisht shërbimet e emergjencës thanë se nuk ka pasur dëme materiale apo në njerëz.
Ndërkohë tërmete ka pasur dhe në të tjerë zona qëndrore të Italisë, të goditur nga tërmetet e 24 gushtit dhe 26 tetorit të vitit të shkuar.
a.ç