Komisioni i Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike njoftoi mbrëmjen e sotme se ka përfunduar procesi i shpërndarjes dhe marrjes në dorëzim të materialeve zgjedhore në 73 komisionet e ngritura në gjithë vendin, për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Sipas Komisionit, materialet zgjedhore janë marrë në dorëzim nga përfaqesuesit e kandidatëve dhe drejtuesve të komisioneve.
Gjithçka është gati për procesin e votimit që nis nesër në orën 8 dhe mbyllet në orën 19.00.
a.ç