Policia ka arrestuar një 37-vjeçar në qytetin e Korçës pasi akuzohet për trafik droge. Emiljan Dine ishte shpallur në kërkim që në maj të këtij viti, por tani uniformat blu arritën të bëjnë të mundur kapjen e ndalimin e tij.
Ndalimi i Emiljan Dines , 37 vjeç, banues në fshatin Dërsnik-Korçë u bë pasi, me vendim nr 264 të datës 25.05.2017, Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a/2 të Kodit Penal, raporton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda në Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Sipas policisë në vitin 2013, Emiljan Dine, në atë kohë 33-vjeç, u arrestua pasi kishte kaluar natën me një vajzë 13-vjeçare në një banesë të marrë me qira. Denoncimi u bë nga prindërit e vajzës nga fshati Libonik. Ishte vetë e mitura që pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me dëshirë me Dinen.
a.ç