Ylli kanadez i muzikës pop, Justin Bieberit i është ndaluar mbajtja e koncerteve në Kinë, raporton BBC.
Në një deklaratë, ministria kineze ka thënë se ai nuk është i përshtatshëm për të performuar për shkak të “sjelljeve të këqija”.
“Justin Bieber është një këngëtarë i talentuar, por ai gjithashtu është një këngëtar kontravers e i huaj”, është thënë në këtë deklaratë, transmeton Koha.net.
“Ne shpresojmë që kur Justin Bieber të piqet, ai do të vazhdojë të përmirësoj fjalët dhe veprimet e tij dhe të bëhet vërtetë këngëtar i dashur për publikun”, kanë shtuar ata.
Në këtë listë, ku është futur Justin Bieber, gjendet edhe Dalai Lama si dhe separatistët tajvanez. (b.an)