Dy persona janë arrestuar nga policia mëngjesin e sotëm pasi ishin në timon në gjendje të dehur. Vladi Gjoni, 42 vjeç, banues në lagjen Nr 1, Divjakë, u arrestua pasi u kap nga patrulla e policisë duke drejtuar motomjetin tip “JAMAHA”, pa targa, në gjendje të dehur.
Ndërsa Gazmend Saliaj, 38 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori” Ballsh, po ngiste një “Skoda” me targë YMZ 4454, në gjendje të dehur, kur u arrestua.
Policia ka arrestuar gjithashtu edhe 43 vjeçarë që ishte i shpallur në kërkim.
Dashnor Zogaj, 43 vjeç, banues në fshatin Suk 2, të Fierit ishte dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të pa rregullt”.
Ndakimi i këtj shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin e datës 12.06.2017, e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Drejtim i mjetit në mënyrë
të pa rregullt”, parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.
ma.me