Ish-yllit të futbollit amerikan dhe aktorit të njohur OJ Simpson, ju dha liria me kusht pasi vuajti 9 vjet heqje lirie në një burg në Nevada.
70-vjeçari Simpson falenderoi bordin e lirisë me kusht dhe u shfaq mjaft i emocionuar, pasi ata miratuan kërkesën e tij. Simpson, veç famës si sportist dhe aktor, u bë edhe më i famshëm, por në anën e gabuar të ligjit, pasi u akuzua për vrasjen e gruas së tij dhe një miku të saj.Por në vitin 1995, pas një gjyqi maratonë të transmetuar në televizon, Simpson u shpall i pafajshëm për vrasjen e dyfishtë.
Sidoqoftë, ai nuk i qëndroi dot larg probleme, pasi në 2008 u shpall fajtor për grabitje me armë dhe krime të tjera të kryera në një hotel në Las Vegas.Simpson para bordit të lirisë me kusht tha se ishte përpjekur të shlyente gabimet e tij me sjellje shembullore dhe gjithashtu rrëfues se ishte penduar për ato që kishte bërë.
Simpson fitoi lirinë më kusht pasi zyrtarë të burgut konfirmuan fjalët e tij, madje edhe një prej viktimave të grabitjes tha se ai është një njeri tjetër dhe nuk përbën rrezik për shoqërinë.
Edhe vajza e tij, Arnelle Simpson dëshmoi para bordit dhe tha se babi i saj meriton një mundësi të dytë. Lirimi i tij do ët bëhet në muajin tetor, përgatiti ”Top Channel”. (b.an)
.,.